Ndalimi i tubimeve elektorale në kohë pandemie, Kushtetuesja kërkoi të vendoset afat! Mediu: Na dha të drejtë neve, rrëzoi Ramën

Përmes vendimit të marrë të martën e kaluar, Gjykata Kushtetuese la në fuqi urdhrin ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2020, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj. Duke vendosur për një kërkesë të Partisë Republikane, Kushtetuesja i kërkoi qeverisë që të vendosë një afat se deri kur do të zbatohen këto masa. PR kishte kërkuar rrëzimin e vendimit në tërësi, me pretendimin se shkel të drejtat e njeriut.

Por këtë vendim të Gjykatës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka konsideruar këtë vendim si një  fitore të forcës së tij politike,

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me koordinatorët e Tiranës kryetari Fatmir Mediu tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë dhe pse pjesërisht vendimin e Edi Ramës për të penguar opozitën të bëjë fushatë në emër të pandemisë.

"Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në tërësi urdhrin e ministrisë si antikushtetues, pra urdhrin e Edi Ramës dhe jo të ministres, dhe mesazhi që në gjykimin tim, që i dërgon qeverisë është “rishiko masat sepse ato masa jo vetëm kanë zgjatur së tepërmi, por janë tërësisht të ekzagjeruara dhe janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Mediu.

Sipas tij ky vehndim është një goditje ndaj qeverisë për veprimet që ka bërë, tërësisht të paligjshme.

Konkretisht, Gjykata Kushtetuese vendosi ma datë 9 mars, ka vendosur të shfuqizojë vetëm shprehjen “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit të ministres së Shëndetësisë. Me këtë vendim, Kushtetuesja nuk pranon që ky urdhër të mos ketë një afat për aplikimin e masave. Kushtetuesja i kërkon qeverisë që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, pra të vendosë një afat për masat, brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar lejimin e grumbullimeve. Sipas Fatmir Mediu “vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”. Por, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ndalimi i grumbullimeve në kohë pandemia është një vendim i drejtës që duhet të marrin qeveritë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O vrases!: 12/03/2021 10:07

    I ke duart e lyer me gjak o fytyre mut o trafikant!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja