Ndalimi i tubimeve turke në Gjermani
Erdogan: Praktikë naziste

Ndalimi i tubimeve turke në Gjermani<br />Erdogan: Praktikë naziste
TURQI-Presidenti i Turqisë ka krahasur zyrtarët gjerman me nazistët, duke çuar kështu në një përshkallëzim të "luftës" së fjalëve që  kanë zhvilluar dy vendet gjatë javës së kaluar.
 
Reagimi i Erdogan, ka ardhur pas anulimit të disa mitingjeve nga autoritetet gjermane, të projektuar për të bindur votuesit e etnisë turke në Gjemani për të votuar në referendumin e rëndësishëm, i cili nëse fiton do të çojë vendin nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale.
 
"Praktikat tuaja nuk janë shumë të ndryshme nga ato të nazistëve të së kaluarës", ka  deklaruar Erdogan.
 
Nga ana tjetër, ministrja gjermane e Drejtësisë, Heiko Mass, tha se këto komente ishin "absurde, të turpshme dhe të çuditshme".
 
Rreth 1.4 milionë turq që jetojnë në Gjermani mund të votojnë në referendumin e prillit i cili nëse fiton "po-ja", do t'i japë më shumë fuqi presidentit Erdogan, duke i mundësuar atij kompetenca të reja mbi buxhetin, emërimin e ministrave e gjyqtarëve, si dhe fuqinë për shpërndarje të parlamenit.
 
Redaksia Onlin
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike