Ndalja e kampionatit nga Botërori, Vllaznia s'njeh pushim! Shkodranët fazë përgatitore jashtë vendit

Ndalja e kampionatit nga Botërori, Vllaznia s'njeh pushim! Shkodranët fazë përgatitore jashtë vendit

Skuadra e Vllaznisë

Superliga shqiptare e futbollit ka marrë pushimet pas javës së 12-të. Nisja e kampionatit Botëror në Katar ka bërë që FSHF të ndërpresë kampionatin, edhe pse asnjë lojtar nga elita e Shqipërisë nuk përfaqësohet në 32 kombet pjesëmarrëse.

Në të tilla kushte te Vllaznia nuk kanë humbur kohë. Nga Shkodra bëhet me dije se kuqeblutë do zhvillojnë një mini-fazë përgatitore në Ulqin. Pas shtatë ditësh pushimi, trajneri Mirel Josa do ketë të gatshëm lojtarët për të përgatitur finalen e Superkupës kundër Tiranës në datën 7 dhjetor në "Air Albania".

Duket se kuqeblutë më shumë i kanë dhënë përparësi kampionatit, duke mbajtur lojtarët në gjendjen e duhur fizike. Kujtojmë se në datën 11 dhjetor është parashikuar rikthimi i futbollit në Shqipëri me javën e 13-të. Në këtë javë Vllaznia luan në shtëpi me Egnatian. Pas fazave përgatitore në Austri dhe në Pogradec gjatë verës, duket se te Vllaznia janë gati për përgatitjet e treta në Ulqin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë