Janë 12 tifozë të ardhur nga Kosova që u shoqëruan në polici, pasi nga kontrollet në pikën kufitare të Morinës, iu zbuluan se kishin me vete sende të ndaluara, që do i përdornin në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri - Çeki.
Policia ka shtuar kontrollet në pikën kufitare të Morinës ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Çeki.
Tifozët lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete dhe tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri - Çeki
Në makinat e tyre u gjetën 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 thika
Policia ushtroi kontrolle të imtësishme në automjetin tip "Volkswagen", me drejtues E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip "BMË", me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.
"Gjatë kontrolleve në këto automjete, ku ishin dhe 10 pasagjerë në total, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadium, gjatë ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. 12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve" informoi sot policia e Kukësit.

S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75.2%
-
Pak
18.3%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
‘Report TV’ në kufrin e vjetër Shqipëri-Kosovë, tharja e liqenit nxjerr në pah piramidën e rrënojat! Banorët rrëfejnë terrorin në diktaturë
24 Mars, 09:18
-
I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës
22 Mars, 13:49
-
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh
22 Mars, 13:42
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Automjeti përplas çiklomotorin në Kukës, ndërron jetë në spital 51-vjeçari! Vihet në pranga drejtuesi 20-vjeçar (VIDEO)
21 Mars, 08:47
-
VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar
20 Mars, 21:17
-
Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 44-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 10:07
-
Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës
17 Mars, 08:19
-
Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët
16 Mars, 15:49
-
Kukës/ Radhë të gjata kamionësh në Morinë, procedurat doganore krijojnë kaos në transportin e mallrave në Vërmicë
13 Mars, 17:50
-
Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu
13 Mars, 10:16