TIRANE -  Dy ish të përndjekur politikë janë ndaluar nga policia rreth orës 10: 30 minuta para godinës së Parlamentit.

Sipas gazetarit Arsen Rusta dy ish-të përndjekurit u kapën me dy bidona me benzinë. Të ndaluarit nga policia janë Petrit Lico dhe Skënder Tufa.

Dy ish të përndjekurit u ndaluan para Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të nisë një sesion të jashtëzakonshëm për të votuar dy ligjet dhe reformën parlamentare, të kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, si dhe ligjin "Për amnistinë fiskale".

Për këtë seancë, e thirrur me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, socialistët janë deklaruar se do të pranojnë votimin e tre drafteve nëse ato do të hyjnë në fuqi në shtator, ndërsa kanë kërkuar që kjo çështje të mos ngatërrohet me ligjin "Për amnistinë fiskale".

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)