CERRIK - Ish-Drejtori i shkollës së mesme profesionale“Mihal Shahini” në Cërrik dhe nëndrejtori aktual janë ndaluar nga policia pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se kanë dhënë vërtetime dhe diploma false personave që nuk kanë kryer studimet në këtë shkollë.
Në prangat e policisë kanë rënë Albion Vogli, 39 vjec, banues në Elbasan, ish-drejtor i shkollës mesme profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik dhe Koço Komino, 48 vjec, banues në lagjen nr.2 Cerrik, me detyrë nëndrejtor i shkollës.
Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë pasi këta të dy, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në vitin 2013-2014, kanë dhënë vertetime dhe diploma të fallsifikuara personave me iniciale E.B, M.R dhe S.B, që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik.
Ndalimi i tyre është bërë i mundur nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve shkollore si dhe “shpërdorim detyre”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com