Ndalohen mjetet e tonazhit të rëndë gjatë ditës në Tiranë! Masa ndëshkuese deri në heqje të licensës së transportit! Brenda unazës do të ndalohen edhe furgonat e mallrave

Duket se mori fund makthi nga mjetet e tonazhit të rëndë që qarkullonin orar pa orar gjatë ditës. Shefi i qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj tregon se nuk do të jepen më autorizime që ato të levizin ditën në Tiranë.

"Mbas orarit 09:00-20:00 mjetet mbi 3.5 ton nuk do lejohen përsëri të hyjnë në unazë të mesme dhe të vogël të kryeqytetit. Mjetet nën 3.5 ton do të lejohen deri në fashën orare mbas orës 09:00-20:00. Për mjetet mbi 18 ton nuk do të lejohen të hyjnë brenda unazës së madhe të kryeqytetit me kufizim nga ora 06:00-20:00."-shprehet Vocaj.

Për të lehtësuar trafikun në oraret e mëngjesit që përkon dhe me dërgimin e fëmijëve në shkolla, nuk do të lejohet as qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave.

"Në orarin e mëngjesit 07:00-09:00 në unazë të mesme dhe të vogël të kryeqytetit nuk do të lejohet asnjë mjet transporti duke përfshirë edhe mjetet ATP përveç veturave, autobusëve urban, mjeteve të Policisë së Shtetit, ambulanca dhe zjarrfikës."- shprehet më tej Vocaj.

Për të pabindurit do të ketë masa ndëshkuese, që do të shkojnë deri në heqjen e licensës së transportit.

"Masa ndëshkuese ka pasur pasi ka pasur drejtues mjetesh që nuk kanë qenë të qartë ose nuk kanë parë me kujdes sinjalistikën rrugore dhe këto masa do të vazhdojnë, do jenë drastike, do jenë në maksimumin që parashikon kodi rrugor dhe do të shkojë deri në heqje të licensës së transportit për të pabindurit ose drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës." - përfundoi Vocaj.

Në të gjitha pikat hyrëse të kryeqytetit do të ketë shërbime kontrolli që do të jenë të vazhdueshme dhe të përditshme.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trio: 08/01/2022 06:41

    Vocaj mos u lodh kot se komandon betoni dhe hekuri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës