Ndalohen simbolet kuqezi në
ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës

Ndalohen simbolet kuqezi në<br />ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës
Ndeshja e parë dhe historike ndërkombëtare e Kosovës duket se do të luhet pa flamujt kuqezi në stadium.

Për tifozët kosovarë dhe shqiptarë ky është një lajm i keq, pasi shumë prejt tyre do të ndiqnin ndeshjen me fanellat e kombëtares shqiptare dhe me flamurin kuqezi.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se të gjithë tifozët që do të ndiqnin në stadium takimin e parë zyrtar të Kosovës ndaj Finlandës, të mos përdornin ngjyrat, flamujt apo fanellat e një vendi të tretë.

Lajmërimi i plotë i FFK-së

"FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda – Kosova, në mënyrë që të  mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocion me ndonjë shtet të tretë.
Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës.  Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.
Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim
"

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri