/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 30-vjeçar si autor të dyshuar të një vrasje të ndodhur 10 vite më parë në Kavajë.
Sipas burimeve policore mësohet se nga Komisariati i Policisë Kavajë u bë e mundur ndalimi i shtetasit Ervis Biturku, 30 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.
Ndalimi i këtij e shtetasi u bë pas një hetimi intensiv, në kuadër të proçedimit penal për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim si dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76/22 , 25 dhe 278 te K.Penal.
Ngjarja ka ndodhur rreth 10 vite më parë më datë 09.10.2004 në qëndër Kavajë, ku shtetasi Ervis Biturku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive të çastit me armë zjarri automatik shtetasin Durim Aga 37 vjeç. Strukturat për krimet e rënda Kavajë, kanë rifilluar hetimet për këtë ngjarje pasi ka rezultuar autor të kësaj vrasje të mbartur nga vitet e mëparshme, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të datës 26.11.2014.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të "Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim si dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76/22, 25 dhe 278 të K.Penal" në ngarkim të shtetasit Ervis Biturku.
/Shqiptarja.com