Ndalohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, ja shumat që përfitoi duke mashtruar qytetarët

Shiti dy herë të njëjtin apartament tek blerës të ndryshëm duke i marrë palëve 30 dhe 35 mijë euro në total 65 mijë euro, prangoset nga policia ndërtuesi Besnik Allmuca.

Allmuça është pranagosur nën operacionin e koduar “Banesa 2” ndërsa hetimet janë kryer nga krimi ekonomik në tiranë.

Për të mashtrim e me kontratat e shitjes së apartamentit 65 m2 janë proceduar sipas policisë adminsitratori i biznesit të Allmuçës dhe ekonomisti i firmës ndërtuese.

Për herë të parë apartamentit Allmuça e kishte shitur për 30 mijë euro shtetasit G.Sh ndërsa më 17 mars 2018 e kishte rishitur tek shtetasi B.A në vlerën e 35 mijë eurove.

Allmuça është pronar i kompanisë së ndërtimit RISALBES të krijuar në Janar 2016, por pasi krijohet ky subjekt 5 muaj më pas bëhet me status të pezulluar.

Kjo kompani operon në fushën e ndërtimit dhe rihapet në Janar 2017 si subjekt aktiv pranë qendrës së regjistrimit të bizneseve.

Ky është operacioni i dytë në pak kohë nga policia e Tiranës në prangosjen e biznesmenëve mashtrues të cilët kanë rishitur disa herë apartamentet të cilat duhet ti dorëzonin me hipotekë por kanë abuzuar duke përfituar nga qytetarë të pafajshëm.

PDF/ Bisnesi i regjistruar në emës të biznesmenit Besnik Allmuça (klikoni që të hapet dokumenti)

Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Banesa 2”. Iu shet të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm. Ndalohet ndërtuesi për mashtrim si dhe procedohen në gjendje të lirë Administratoria dhe Ekonomistia e firmës së ndërtimit.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më datë 08.06.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, ndaluan shtetasin:

- B.A. 57 vjeç, banues në Tiranë ( me profesion ndërtues dhe aktivitet privat në fushën e ndërtimit)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset:

- A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit )

- G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit)

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë