Pas videos së transmetuar në Shqiptarja.com policia ka ndaluar dhe shoqëruar shoferin që xhiroi gomat para komisariatit numër 6, dhe e kanë shoqëruar pikërisht në komisariatin numër 6.
"Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.
Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, një 29-vjeçar me inicialet A.B, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme", njofton policia.
"Sfidë kujtdo që cenon sigurinë. Denonco drejtuesin e keqedukuar. Manifesto rregull, qetësi në makinë", apelon policia.
Lajmi kryesor:
'Rrimë sipër shtetit'! Policia ndalon të riun dhe e çon në komisariatin ku bëri 'karshillëk': Sfidë kujt cenon sigurinë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
23 Mars, 10:58
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29
-
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
22 Mars, 16:42
-
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Prezë, shoferi i betonieries lihet në burg: Tentova të hapja derën e makinës, por shpërtheu në flakë
22 Mars, 12:23
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
22 Mars, 00:03
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Dita Botërore, babai 70-vjeçar i Xhesit me sindromën down: Çdo sakrificë shpërblehet! Psikologia: Të veçantë, e pamatë dashuria e tyre pa kushte
21 Mars, 16:44