Ndalohet italiani në Muriqan, kishte të fshehura 30 kg drogë brenda bombulave të gazit

Një shtetas italian i quajtur Cristino Trapani është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit pasi gjatë kontrollit është konstatuar se po transportonte drogë.

Fillimisht 60-vjeçari është intervistuar në vijën e parë, por pas dyshimeve të lindura është kaluar në vijën e dytë të kontrollit. Më pas, brenda makinës, janë gjetur tre bombula gazi, të cilat brenda mbanin bombula ende më të vogla.

Për rrjedhojë është nevojitur kontrolli me endoskop që ka bërë të mundur zbulimijn e disa pakove të mbështjella me plasmas, në të cilat dyshohet se kishte lëndë narkotike kanabis sativa. Raportohet se bëhet fjalë për 30 kilogramë drogë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori