Ndalohet sërish nga policia
Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis

Ndalohet sërish nga policia<br />Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis
Ndalet përsëri nga policia Ledio Ruci, djali i deputetit të PS Gramoz Rucit. Mësohet se 28 vjecari është ndaluar në qytetin e Durrësit me një sasi droge.

Gjatë një kontrolli policia e qytetin bregdetar ka arritur të gjejë në makinën e të riut 1,5 gramë kanabis.

Edhe pse sasia e gjetur ka qenë shumë e vogël, për policinë ka mjaftuar për të nisur hetimet mbi prejardhjen e saj.

Aktualisht Ledio Ruci gjendet në dhomat e paraburgimit në policinë e Durrësit.

NDALIMI DY DITE ME PARE
Dy ditë më parë policia e Durrësit njoftoi se kishte ndaluar Ledio Ruçin, djalin e deputetit socialist, Gramoz Ruçi. Sipas burimeve zyrtare, 28 vjeçari po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës, bashkë me dy shokët e tij.

Ngarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa”, ku u bë ndalimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohen kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policisë për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjec, banues në Tirane dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli 23 vjeç dhe E. Malaj, 22 vjec, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një arme sportive, pushkë (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli, banues në Tiranë, i cili u arrestua ne flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kaos në Francë, lojtarët hedhin flakadanët në drejtim të tifozëve! Shtyhet ndeshja

VIDEO/ Kaos në Francë, lojtarët hedhin flakadanët në drejtim të tifozëve! Shtyhet ndeshja