Ndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë, OMONIA: Show, i kanë marrë njerëzit pranë qeverisë, një ish-deputet, një gazetar dhe oligarkët

Ndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë, OMONIA: Show, i kanë marrë njerëzit pranë qeverisë, një ish-deputet, një gazetar dhe oligarkët

Kreu i Kadastrës Artan Lame

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas shpërndarjes së certifikatave të pronësisë një ditë më parë në Himarë, nga kreu i Kadastrës Artan Lame. OMONIA dega Himarë thotë se shpërndarja e certifikatave ishte një show, pasi deri më tani në Himarë janë shpërndarë vetëm 20 certifikata pronësie, ndonëse ka pasur mijëra aplikime.

Sipas OMONIA, certifikata po u shpërndahet njerëzve afër qeverisë, madje një ditë para se të shpërndaheshin certifikatat e pronësisë, OMONIA shkruan se deputetja e PS, Klotilda Bushka njëherazi Kryetarja e Komsionit të Ligjeve ka shkuar të takojë kryepleqtë e fshatrave për këtë çështje. Me pas, një ditë më vonë Lame ka shpërndarë certifikatat.

Përmes një deklarate, ata thonë se deri më tani ka marrë certifikate pronësie nja gazetar dhe një ish-deputet i majtë që sëfundmi është kthyer në fotograf. Ndërsa, sipas tyre certifikatat e tjera u janë shpërndarë oligarkëve ose atyre pak banorëve vendas qe më pas i kane shitur tek oligarkët. Ky veprim, sipas OMONIA nuk ka të bëjë me zgjidhjen e pronësisë së pronave, por PS ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore 2023.

Agjencia Shqiptare e Kadastrës nisi një ditë më parë shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.

Deklarata e plotë

Të premten, datë 16 shtator 2022, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, znj.Klotilda Bushka zhvilloi një takim me "qytetarët" e Himarës (vetëm me kryepleqtë e fshatrave dhe administratën e Bashkisë, pasi qytetarë konsideron vetëm njerëzit e Partisë së saj) për t'i informuar për ecurinë e zbatimit të Ligjit 20/2020. Ndërsa të nesërmen, në Himare erdhi Drejtori i AKSh, Artan Lame dhe shpërndau 10 tapi me pompozitetin e një reality show.

Drama e popullit të Himarës dhe gjithë Shqipërisë po vazhdon. Pronarët janë bërë ish pronarë. Ligji 20/2020, edhe pse i shumëreklamuar, në vend qe ta zgjidhte problemin e pronave, e përkeqësoi edhe më shumë atë. Të vetmet certifikata qe janë ndarë deri tani me këtë ligj, janë jo më shumë se 20.

Një certifikatë e ka marrë një gazetar dhe ish deputet i majtë i konvertuar së fundmi në fotograf bardh e zi. Të tjerat i kanë oligarkët dhe pak banore vendas, të cilët i kanë shitur tek oligarkët. Pra gjithë qëllimi e ligjit është që prona të ndërrojë duar dhe që ajo t’u rrëmbehet padrejtësisht himariotëve autoktone. Edhe pse shumica e qytetarëve ishte kundra këtij ligji, sërish mijë prej tyre aplikuan për t'u pajisur me certifikatë, por zbatimi i ligjit ka zhgënjyer edhe me pesimistët.

Sikur të mos mjaftonte realiteti, kryetari i kadastrës Artan Lame, tallet me njerëzit. Vjen në Himarë dhe shpërndan tapi ashtu si dikur kolonizatorët mashtronin indigjenet duke shkëmbyer floririn me pasqyrat. Tallja e Lames është kaq e madhe saqë shpërndahen tapitë, sikur po shpërndan llotot dhe ua shet qytetarëve si nder atë që u takon.  Për mendimin tonë, këto lëvizje nuk kane të bëjnë aspak me tendencën e qeverise për zgjidhjen themelore të çështjes së pronave, por me fillimin e fushatës elektorale përzgjedhjet vendore.

Omonia, dega Himarë, denoncon manipulimin e këtij procesi dhe i bën thirrje qeverisë dhe Artan Lames të mos fyeje inteligjencën e himariotëve, të cilët e kuptojnë fare mire se çfarë fshihet pas këtij spektakli të shëmtuar. Himariotet, qe me pare kishin aftësinë t’i zotërojnë këto toka prej shekujsh, kane akoma aftësinë t’i mbrojnë ato me vendosmëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Banor: 19/09/2022 07:34

    Gazetari eshte Ben Blushi, qe me gjobat e tij ka marre toka ne dhermi. Ku i gjeti Beni tokat andej, apo me gjobe smorri vile dhe e do me maskarrallek token ne vijen e verdhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale