Ndarja e çmimeve të muzikës, Taylor Swift dhe Shakira triumfojnë në MTV

Ylli amerikan i pop-folk-ut, Taylor Swift dhe artistja kolumbiane Shakira u kurorëzuan si mbretëreshat e MTV Video Music Aëards 2023 në Nju Jork. Çmimi për këngën më të mirë, muzikën më të mirë pop, regjinë më të mirë dhe çmimin për videoklipin më të mirë për hitin e saj “Anti-Hero”, Taylor Swift fitoi katër çmime në MTV.

“Është e pabesueshme”, tha superylli multimilioner dhe dhjetëra milionë abonentë në rrjetet sociale, duke marrë çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, atë të videoklipit më të mirë, të cilin ajo e kishte fituar edhe në vitin 2022.

Një tjetër yll i vitit, artistja Shakira, në moshën 46-vjeçare, fitoi çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, atë të ”Video Vanguard”, që shpërblen risitë në industrinë e regjistrimeve audiovizive.

E veshur me një fustan të gjatë, këngëtarja kolumbiane tha mes të tjerash:

”Faleminderit MTV. Faleminderit që keni luajtur një rol kaq të rëndësishëm në karrierën time që kur isha 18 vjeçe’, tha Shakira

Ishte reperi Lil Wayne, me origjinë nga Harlem, ai që hapi edicionin vjetor të MTV VMA. Ai u shpërblye me një çmim për karrierën e tij të gjatë në rep.

“Është kaq surreale. Unë e fillova si një shpërndarës gazetash”, tha reperi 53-vjeçar.

Artistja hip hop e Nju Jorkut, Nicki Minaj, i vuri flakën ”Neward Stadium” për të dytin vit radhazi, ku performoi live këngën e saj të re “Last Time I Saw You”, që do të shfaqet në albumin e saj të ardhshëm, i planifikuar për publikim në nëntor.

Gjithashtu edhe Nicki Minaj fitoi albumin më të mirë hip-hop të martën mbrëma për “Super Freaky Girl”.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim