Me më pak se 200 ditë deri në nisjen e Kupës së Botës 2026, e para me 48 ekipe, janë konfirmuar procedurat dhe ndarja e vazove për shortin përfundimtar.

Shorti do të mbahet më 5 dhjetor në 'Qendrën John F. Kennedy' për Artet Performuese në Uashington DC, ku trajnerë dhe zyrtarë nga ekipet e kualifikuara dhe ato në garë do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja, vendet pritëse, janë në vazon 1 së bashku me 9 ekipe të tjera të renditura më mirë në renditjen e fundit të FIFA-s, duke përfshirë Spanjën, Argjentinë, Francën, Anglinë, Brazilin dhe Gjermaninë.

39 ekipet e tjera do të ndahen në vazot 2, 3 dhe 4, ku në vazon 4 janë edhe skuadrat që do të fitojnë play-off-et ndërkontinentale dhe ato evropiane.

Ndarja e vazove është kështu:

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Korea e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër vendet fituese të play-off-ve evropiane dhe dy fituesit e play-off-it ndërkontinental.

Në garë për një biletë finale janë edhe Shqipëria me Kosovën, të cilat garojnë në play-off e marsit 2026 dhe gara për katër biletat e mbetura nga zona evropiane është shumë e fortë.

Grupet dhe procedura

Do jenë 12 grupe me nga 4 skuadra që do garojnë si fillim. Nga çdo vazo do tërhiqet një ekip, i cili do vendoset në grupet përkatëse për të plotësuar panoramën e plotë të garës. Të shtunën e 6 dhjetorit FIFA do caktojë oraret dhe stadiumet për secilën ndeshje.

Ndarja e vazove sipas FIFA-s