Ndarja nga jeta e Bahri Becit, kryebashkiaku i Shkodrës mesazh prekës për të atin: Faleminderit për kujtimet e bukura, e shembullin që na udhëhoqe

Ndarja nga jeta e Bahri Becit, kryebashkiaku i Shkodrës mesazh prekës për të atin: Faleminderit për kujtimet e bukura, e shembullin që na udhëhoqe

1692603220_benetbahribeci.jpg

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka dhënë në rrjete sociale lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij, akademikut të shquar Bahri Beci.

Mesazhi i Becit për babanë ishte prekës, ai e falenderon për figurën e tij, shembullin e urtësinë e tij të jashtëzakonshme.

“Të dashur miq,

Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë.

Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.

Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit për në varrezat e Sharrës në orën 12:00.

Pritjet do të bëhen të martën, 22 gusht në orën 17:00-20:00, e më pas të mërkurën dhe të enjten në oraret 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në Hotel Sheraton.

Entela dhe Beneti.”- shkroi Benet Beci.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta gjuhëtari i njohur Bahri Beci, i ati i Benet Becit! Anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri e Kosovë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi