Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Xhafaj: Njeri fisnik që e ndërtoi karrierën me sakrifica

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Xhafaj: Njeri fisnik që e ndërtoi karrierën me sakrifica

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID në moshën 59-vjeçare.

Xhafaj në një postim në ‘Facebook’ shkruan se Fino ishte dhe do mbetet shëmbëlltyra e njeriut fisnik, politikanit të qytetëruar, socialistit të vërtetë, personaliteti që e ndërtoi me punë e sakrifica, karierën dhe emrin e tij. 

"I dhimbshëm në shpirt lajmi i hidhur që njofton ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Bashkim Fino.

Luftoi aq shumë për jetën ku prej vitesh me radhë fitoi disa beteja, por nuk ja doli dot t’i shpëtonte përballjes së fundit duke lënë mes nesh kujtimin e një njeriu që guxonte të ishte vetvetja, të ishte i vërtetë, i guximshëm dhe përherë aktiv për të ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe solidaritetit brenda familjes sonë socialiste. E njoha nga afër në vitin e mbrapshtë të ‘97 dhe prej asaj kohe u bëmë bashkëudhëtarë të të njëjtit rrugëtim ku na u ndërthur bashkëpunimi si kolegë, si miq dhe si socialistë të një kauze. Ai ishte dhe ngelet shëmbëlltyra e njeriut fisnik, politikanit të qytetëruar, socialistit të vërtetë qysh në orët e para dhe personalitetit që e ndërtoi me punë e sakrifica, karierën dhe emrin e tij.

Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve! U prehsh në paqe Bashkimi ynë i paharruar", shkruan Xhafaj.

 


Lajmi kryesor:

Shuhet Bashkim Fino, sot ditë zie kombëtare! Ish-Kryeministri i 'Pajtimit Kombëtar' humb betejën me COVID! Rama: Miku im nuk jeton më! PS dhe PD ndërpresin fushatën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër