Ndarja e parakohshme nga jeta e moderatores Hueyda El Saied ka tronditur jo pak miqtë e saj artistë, të cilët kanë reaguar të trishtuar, duke kujtuar edhe momente që kanë ndarë me balerinën.
Këngëtarja e njohur, Irma Libohova e ka konsideruar këtë të martë një ditë shumë të trishtë, teksa zbulon edhe bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.
“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s'dua ta besoj!!”, shkruan ajo.
Teksa poston një foto me balerinën, Bledi Strakosha thotë se ajo ka qenë një engjëll në Tokë dhe tashmë do të jetë i tillë edhe në parajsë.
“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”, shkruan ai.
Prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të Hueyde-s ishte tronditës
“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzëqeshjes tende unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste", ka shkruar Rudina Magjistari.
Moderatori Isli Islami shkruan se Hueyda i dha buzëqeshje kujtdo që takoi në jetë.
“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme. Na trishtove shumë…”, shkruan Islami.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Hueyda El Saied, ish balerinë, këngëtare, moderatore televizive! Homazhe edhe në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg







