Ndarja e parakohshme nga jeta e moderatores Hueyda El Saied ka tronditur jo pak miqtë e saj artistë, të cilët kanë reaguar të trishtuar, duke kujtuar edhe momente që kanë ndarë me balerinën.
Këngëtarja e njohur, Irma Libohova e ka konsideruar këtë të martë një ditë shumë të trishtë, teksa zbulon edhe bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.
“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s'dua ta besoj!!”, shkruan ajo.
Foto e postuar nga Irma Libohova
Teksa poston një foto me balerinën, Bledi Strakosha thotë se ajo ka qenë një engjëll në Tokë dhe tashmë do të jetë i tillë edhe në parajsë.
“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”, shkruan ai.
Foto e postuar nga Bledi Strakosha
Prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të Hueyde-s ishte tronditës
“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzëqeshjes tende unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste", ka shkruar Rudina Magjistari.
Moderatori Isli Islami shkruan se Hueyda i dha buzëqeshje kujtdo që takoi në jetë.
“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme. Na trishtove shumë…”, shkruan Islami.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Hueyda El Saied, ish balerinë, këngëtare, moderatore televizive! Homazhe edhe në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg
2/3
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit pa Hueyda El Saied, bashkëshorti prek me dedikimin: Na mungon buzëqeshja jote, por do mbetesh gjithmonë në zemrat tona (VIDEO)
23 Nëntor 2022, 09:59
-
E shtruar në spital duke luftuar me kancerin, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied (VIDEO)
29 Tetor 2022, 13:45
-
Me zërin duke iu dridhur, nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti
26 Qershor 2022, 08:42
-
Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin 'Mjeshtër i Madh', ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë
24 Qershor 2022, 13:46
-
‘Gëzuar Shën Valentinin mes yjeve’, bashkëshorti i Hueyda-s e kujton me mall: Çdo ditë pa ty është zemërthyese, gëzuar dashuri
14 Shkurt 2022, 10:23
-
Djali i Hueyda El Saied bën sot 7 vjeç, Thierry i bën urimin emocionues: Unë dhe mami jemi krenar për ty
11 Janar 2022, 10:33
-
Do të festonin 1 vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El Saied: Sot është një ditë speciale
18 Dhjetor 2021, 14:05
-
“Hueyda ka lënë pas një testament”, mes lotësh Arjan Konomi zbulon çfarë po ndodh me djalin e artistes që u nda nga jeta parakohe
7 Dhjetor 2021, 19:39
-
2 javë pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti bën dedikimin prekës: Faleminderit që më dhe dhuratën më të çmuar, Gabrielin! Jemi krenarë për jetën e saj
7 Dhjetor 2021, 08:28
-
Ndahet nga jeta Sotiraq Xega, një prej piktorëve më të mirë të peizazhit
30 Nëntor 2021, 10:14
-
Përcillet nesër për në banesën e fundit vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj, Lindita, humbi jetën nga Covid
27 Nëntor 2021, 21:48
-
Homazhet në nder të Hueyda El Saied në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg
23 Nëntor 2021, 20:49