Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek, Meta i dërgon mesazh ngushëllimi: Të paharruara takimet me të dhe respekti ndaj shqiptarëve

Ndarja nga jeta e ish-presidentit grek, Meta i dërgon mesazh ngushëllimi: Të paharruara takimet me të dhe respekti ndaj shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kombit grek për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Karolos Papulias, të cilin e konsideron një personalitet të madh që që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të tij. Meta shkruan se janë të paharruara takimet me të dhe respekti ndaj shqiptarëve.

'Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij.'- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek Karolos Papulias


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë