Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Rama dhe Ruçi: Ishte miku i të gjithëve, i dha fisnikëri Kuvendit

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Rama dhe Ruçi: Ishte miku i të gjithëve, i dha fisnikëri Kuvendit

Kiço Blushi

TIRANE-Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit, thotë se ai do të kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.

"Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë. Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik" shkruan Rama.

Edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit dhe vlerësimet e tij për këtë personalitet të kulturës shqiptare. “Kiço Blushi ishte shkrimtari, dhe intelektuali  i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve”. Zemra e shkrimtarit 75-vjeçar pushoi së rrahuri pasditen e djeshme. Skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vitesh. Homazhet për shkrimtarin do të bëhen ditën e sotme në orën 14:00 në banesën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja