Shuhet në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, vuante nga një sëmundje prej dy vitesh

Shuhet në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, vuante nga një sëmundje prej dy vitesh

Shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, babai i ish-deputetit socialist, Ben Blushi. Ka qenë pasditja e kësaj të premte kur zemra e shkrimtarit të njohur ka pushuar së rrahuri. Shqiptarja.com mëson se Blushi vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vitesh. 

Shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse në Universitetin e Tiranës  filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Një kohë të gjatë ka punuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, kryeredaktor në revistën “Nëntori”, ndërsa pas viteve ’90 u përfshi edhe në politikë si deputet i Kuvendit Popullor. Ka botuar tregime, romane, drama, skenarë filmash etj.. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit "Çifti i lumtur" në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit "Beni ecën vetë" në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Kiço Blushi ishte Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 08/02/2019 20:52

    Ngushllime familjes Blushi . Kico Blushi ishte i afte , i urte dhe model i dialogut te kulturuar qe i mungon sot me shume se kurre shoqeruse dhe vecanerusht politikes shqiptare

    Përgjigju
    • Tina: 24/10/2019 18:46

      Ngushellime

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër