Leucemia i merr jetën kolonel Neshet Shenës, Xhaçka: Mirënjohje për kontributin njerëzor e profesional në FA! Meta: Njeri me vlera të larta qytetare

Leucemia i merr jetën kolonel Neshet Shenës, Xhaçka: Mirënjohje për kontributin njerëzor e profesional në FA! Meta: Njeri me vlera të larta qytetare

Neshet Shena dhe Olta Xhaçka

Ditën e sotme ka ndërruar jetë  Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena. Report Tv mëson se Shena prej kohësh vuante nga leucemia, një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në Itali për kurim si ushtarak i lartë. Ai ka ndërruar jetën në Spitalin në Romë.

Për kolonel Shenën ka kanë shprehur ngushëllimet edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe presidenti Ilir Meta.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shprehur ngushëllimet dhe mirënjohjen për kontributin profesional të kolonelit, Neshet Shena, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Xhaçka ka njoftuar se koloneli Shena nuk mundi që t'i mbijetonte sëmundjes së rëndë, duke humbur jetën në një moshë të re. Neshet Shena kishte 35 vite karrierë në Forcat e Armatosura, ku ka dhënë kontributin e tij profesional.

"Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena" , shkruan Xhaçka.

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kolonel Neshet Shena ka drejtuar operacionet e para të koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit duke dërguar trupat në Durrës dhe në Thumanë. Report Tv i kushtoi atij dhe ushtarakëve të tjerë një speciale për punë heroike të bërë në ato momente tragjike.

Në intervistë kolonel Shena tha se: Janë paraqitur dy zonat më të goditura pas tërmetit, Durrës e Thumanë. Në këto rrethana datën 26 pas tërmetit, kërkoi raportimet për gjendjen e personelit e godinave, dhe u raportua se kryesisht ka dëme në Durrës. Nuk është pritur edhe për shkak të mosfunksionimit të sistemit telefonik, të merreshin urdhra nga titullarët, por u angazhuan grupet e gatshme të kërkim shpëtimit, si tre grupet e emergjencave civile por edhe trupat mbështetëse. Edhe sot që po flasim Qendra e Bashkuar Operacionale  do të bëjmë një analizë për menaxhimin e kësaj situate emergjente dhe do të evidentojë të gjitha mësimet e nxjerra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Ndahet nga jeta Komandanti i FA, presidenti Meta shpreh ngushëllimet: Njeri me vlera të larta qytetare

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohëshme nga jeta e Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shena kishte një karrierë të gjatë dhe drejtues model në radhët e Forcave të Armatosura. Ai u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të afërmve të Kolonel Shena.

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe”, shkruan Meta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rilindja: 13/08/2020 23:52

    Ngushullime familjes per humbjen e Kol. Shenes. Perulje she mirenjohje per sherbimin ndaj Atdheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'