Shuhet Kryepeshkopi Anastas/ Studiuesi Ligor Karamelo për Report Tv: Erudit i dijes, kishte dashuri të pakufijshme! Kryevepra e tij, ringritja e Kishës Ortodokse shqiptare! Mbështeti Kosovën

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë, ku ishte i shtruar prej 3 janarit.

Për të folur mbi veprimtarinë e tij brenda dhe jashtë vendit tonë, ishte i ftuar në Report Tv, Ligor Karamelo, ish-deputet i Omonias dhe studiues.

Karamelo bëri një rezyme të jetës së krypeshkopit Janullatus, duke e përkufizuar si erudit të dijes e kulturës dhe një njeri me dashuri të pakufjshme.

“Është një ditë vërtetë e rëndë dhe e dhimbshme sepse shënon një humbje të madhe për ortodoksinë, dhe jo vetëm për ortodoksët shqiptarë por për të gjithë popullin shqiptar dhe gjithë ortodoksët në mbarë botën sepse ishte figura e kryepiskopit tonë, FortLumturisë së Tij, Anastas Janullatus. Ai ishte një personalitet i shumëanshëm, nuk ishte thjeshtë një klerik, por ai përqëndroi veprimtarinë e tij në shumë drejtime. Mbi të gjitha ishte një erudit i madh, dashamirës i dijes, i kulturës, i paqes. Me studimet e tij që në moshë të re, qysh në universitetin e Athinës, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, në studimet e mëvonshme në Gjermani, në punën e tij si misionar në Afrikë, kudo tregoi një dashuri të jashtëzakonshme për të zbatuar në jetë porositë dhe fjalët e Perëndisë, fjalën e Krishtit. Kur bëhej fjalë për misionin e tij në Afrikë thoshte mos e quani thjeshtë si mision fetar, por përmendeni si dëshmi të jetës së Krishtit. Ai në shoqërinë afrikane hyri thellë, njohu kulturën, zakonet e tyre dhe bëri atë studimin që e bëri të famshëm dhe me anë të cilit mbrojti doktoraturën, ‘Feja myslimane në shoqërinë afrikane’. Natyrisht kryevepra e vepra të tij mbetet te puna që ai bëri në ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë”,-tha Karamelo.

Studiuesi Karamelo renditi një sërë risish që kleriku ortodoks solli në Shqipëri, duke theksuar sfidat me të cilat ai u përball, por që arriti t’i zgjidhë me urtësi dhe durim.

“Ne ishim një vend që trashëguam një të kaluar shumë të hidhur në ateizmin e theksuar me prishjen e kishave dhe xhamive, një popull që pothuasje e kishte humbur kulturën fetare. Ashtu siç e kanë përmendur dhe personalitete të tjera, ardhja e kryepiskopit në vitin 1992, një njeri i zakonshëm do të thoja do ta kishte të pamundur, do të tërhiqej, po vetëm një njeri si ai, me dije, me horizont, me besim të thellë, me guxim do të thoja, iu përvesh punës  për ringritjen e kishës. Ringritja e Kishës Autoqefake të Shqipërisë mendoj që që është një monument i veprës së tij, sepse ai jo vetëm që ngriti e rindërtoi kishat, ai thoshte do t’i përdorim këta gurë si dëshmitarë të lutjeve së popullit shqiptar nën sundimet e kaluara. Ai arriti të rindërojë dhe shkollën teologjike. Krijoi grupin e klerikëve ortodoksë në Shqipëri, krijoi akademinë teologjike por edhe në fushën e arsimit, ngriti universitete, shkolla të mesme, por mbi të gjitha, ideja e tij kryesore ishte dashuria pa kufij. Dashurinë pa kufij nuk e pa thjeshtë në aspektin e ortodoksëve shqiptarë, por e pa për të gjithë popullin shqiptar. Ishte i pari që krijoi klinikën e Ungjillëzimit në Tiranë, e cila u shërbente të gjithë njerëzve. Solli për herë të parë në Shqipëri skanerin e parë në Klinikën Ungjillëzimi. Kontributet që dha për tërmetin dhe Kosovën. Kur u ngrit kisha katedrale në Korçë pati shumë probleme sepse pati disa keqkuptime për mënyrën dhe vendin ku do të ngrihej dhe u krijua një farë konflikti atëherë sepse pati midis dy besimeve fetare një farë acarimi, por ajo u zgjidh dhe u ngrit katedralja dhe mbaj mend që u hapën themelet dhe ai erdhi nga Tirana me një masë të madhe njerëzish që e shoqëronin, në kulmin e atij acarimi, ai tha: Mos u dëshpëroni të dashur besimtarë sepse gurët që na hedhin do t’i përdorim për të ngritur themelet e kësaj kishe. Me këtë mënyrë të të trajtuarit të çështjeve arriti të përballojë arsenalin që drejtohej kundër tij”,- theksoi ish-deputeti i Omonias.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar