Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të Moikom Zeqos, i cili ndërroi jetë ditën ditën e sotme. Meta e vlerëson Zeqon si një personalitet të shquar, duke theksuar se kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten të paharruara
"Thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, mendimtarit të vyer, eruditit, zërit të fuqishëm, penës së fortë dhe poliedrike, intelektualit të angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njërit ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë.
Me një personalitet njerëzor dhe intelektual të jashtëzakonshëm, dishepull i mirësisë, i miqësisë dhe humanizmit, i përkushtuar me fisnikëri ndaj virtytit dhe lirisë, përmes një jete të mbushur me kontribute të shumta e të çmuara, si shkrimtar, studiues, poet, arkeolog, politikan, eseist dhe si filozof, trashëgimia tepër e vyer akademike dhe kulturore që la pas Moikomi do shërbejnë përherë si piketa të rëndësishme në kulturën dhe historinë e së ardhmes të kombit tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta Lidës së dashur, fëmijëve, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve të panumërt, për këtë humbje të madhe që le pas shumë dhimbje. Kujtimi dhe veprat e Tij do të mbeten të paharruara", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Ndarja nga jeta e Moikom Zeqos/ Ruçi: Erudit i rrallë, enciklopedi e gjallë! Meta: Veprat e tij të paharrueshme! Basha: Basha: Lamtumirë mjeshtër i letrave
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
Apeli i GJKKO vendos nesër për Metën, Presidenti i PL-së apel nga burgu: Persona të paautorizuar po organizojnë protestë, distancohuni
18 Nëntor, 14:06
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
Tiranë/ Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës mbi masën e arrestit
13 Nëntor, 15:08