TIRANË - Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka shprehur ngushëllimet familiarëve dhe miqve të akademikut, Mark Krasniqi, i cili ndrroi jetë në orët e para të ditës së djeshme.

Nishani shkruan se me ndarjen nga jeta të Krasniqit kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit  kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës
 
“E nderuara familja Krasniqi!
 
Të dashur bashkëkombas!
 
Lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi (Nderi i Kombit), na ka pikëlluar të gjithë ne.
 
Në këtë moment të dhimbshëm, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, bashkëkombasit, akademikut, profesorit,  letrarit, etnografit, publicistit dhe politikanit tonë.
 
Me ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi, kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës. 
 
Jeta, vepra, puna dhe amaneti i akademikut Mark Krasniqi janë mësimi më i mirë se si duhet të jetohet, veprohet dhe punohet për të mirën e kombit.
 
Ndarja nga kjo jetë e akademikut Mark Krasniqi, është humbje e madhe për të gjithë kombin tonë.
 
I dashur Profesor Mark,
 
Prehu në paqe të përjetshme!
”, - shkruan Nishani