Ndarja nga jeta e personalitetit të shquar i komunitetit shqiptar në SHBA, Meta rikthehet nga pushimet, mesazh ngushëllimi 16 ditë me vonesë

Ndarja nga jeta e personalitetit të shquar i komunitetit shqiptar në SHBA, Meta rikthehet nga pushimet, mesazh ngushëllimi 16 ditë me vonesë

Gjon Lulgjuraj

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është "rikthyer" nga pushimet dhe është kujtuar që të shprehë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky i fundit, ka ndërruar jetë më 12 gusht në SHBA, por ato ditë mesa duket kreu i shtetit ka qenë me pushime dhe nuk ka pasur kohë për të ngushëlluar familjarët. Me fundin e gushtit, i ka ardhur fundi edhe pushimeve edhe Metës duke bërë kështu që presidenti "t'i kthehet punës së tij me kokë" e duke shkruar mesazhe ngushëllimi në Facebook.

"Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO. Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella. Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë. I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe", shkruan Meta.

Nuk përjashtohet mundësia që "faji" të jetë edhe i stafit të presidencës të cilët e kanë njoftuar kreun e shtetit për një humbje të madhe siç është ai i Gjon Lulgjurajt, 16 ditë me vonesë...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik