Ndarja nga jeta e Petrit Rukës, poeti i njohur Zhupa: Me ikjen tënde, tashmë dhe unë ndjehem gjysmë

Ndarja nga jeta e Petrit Rukës, poeti i njohur Zhupa: Me ikjen tënde, tashmë dhe unë ndjehem gjysmë

1625556599_21220481314498136253784211873534944253283554n.jpg

Poeti i njohur Ilirian Zhupa ka bërë një reagim prekës për ndarjen nga jeta të kineastit Petrit Ruka.

“Miku dhe vëllai im i shtrenjë, Petrit Ruka! Me ikjen tënde, tashmë dhe unë ndjehem gjysëm!”, shkruan Zhupa.

Petrit Ruka, Ilirian Zhupa dhe Qazim Sheme, janë tre poetët e rinj të viteve 80 që bën emër në letërsinë shqiptare. Përmes një tjetër shkrimi të gjatë Zhupa i ka kushtuar disa rreshta poetit Ruka.

Postimi i plotë:

NA PIIKËLLOVE, PETRIT ! Këtu në Rusine e largët ku jam ca ditë me "bilbilat" e këngës së Labërisë më gjeti lajmi i rëndë i ikjes tënde, Petrit. Në vëndin e poetëve që ti adhuroje e deklamoje aq shumë po edhe këngëtarëve labë që sa herë kishe vënë buzën në këngën e tyre. Në këngën që bëje iso por edhe që kishe qejf t'ja ktheje ndonjëherë, si lab i thekur që ishe. Në këngën polifonike që për ty ishte shënjtëria vetë e që vargje e tekste të tëra i bëje sa herë "fije,fije" me analizën tënde brilante. Si askush tjetër ndër poetë të vdekur e të gjallë dije ta bëje këtë punë.

Një pasuri më vehte kjo puna jote me zbërthimin që i bëje këngës së popullit, këngës bio e të pa maja' të Labërisë. Na i le në mes këtë punë, siç le edhe më të mëdhatë e tua; poezinë dhe regjinë, krijimtarinë shumëplanëshe artistike. As botimin e fundit me balada s'arrite të ma jepje siç doje, ndërkohe që dedikimi me emër i njërës prej tyre do më mbetet si tëndi amanet. U lidhëm herët në miqësi, në Tepelenën tënde, kur të dy ishim njëzetë e pesë vjeçarë e prej at'here mbetëm të pa ndarë. Po prej sot ti ike në pa harrimin tënd të përjetshëm. Në rrëmujën e kohës ike e as s'tu gjëndëm dot në lëngimet e tua shëndetësore, telefoni vetëm sa na shtonte merakun. Sa shumë na trishtoi, sa shumë na helmoi, sa shumë na pikëlloi kjo ikja jote.

Sa ëndrra kishe, sa projekte të mbenë në letër, sa shumë punë të çmuara mbenë rrugës, miku im i shrenjtë. Sa shumë do të na mungosh në përditshmëritë tona. Se ishe fjalë e kuvënd, ishe si askush tjetër në këtë botë, për qoshe tradite e sallone të larta, i miri ynë. Eh, sa do na mungojë zëri yt gurgullimë me fjalën shqipe që ti e kulloje në ar. Një minutshin e heshtjes tradicionale të nderimit e mbajtëm ku hera na zuri, në udhëtim në Urale, aty ku Europa dhe Azia ndahen. E mbajti Folk Grup "Bilbili", të gjithë të ligështuar nga ikja jote. Na pikëllove, Petrit Ruka! Lamtumirë, vëlla!


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka, prej një viti vuante nga një sëmundje në zemër


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)