Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo, kolegët me vlerësimet më të larta: Ishte mbështetja jonë më e madhe, udhërrëfyes në karrierën e shumë prej nesh

Ndarja nga jeta në moshën 80-vjeçare e mjekut të njohur endokrinolog, profesorit Isuf Kalo ka lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe kolegët. Ata nuk e kujtojnë profesorin vetëm si një profesionist që dha shumë në fushën e endorkinologjise jo vetëm në Shqipëri, por edhe si një intelektual, njeri kurajoz e me zemër të madhe që ka mbështetur e inkurajuar shumë bluza të bardha në karrierën e tyre.

Një prej kolegëve të profesor Kalos, mjeku endokrinolog në QSUT Florian Toti, thotë se e ka njohur që në fëmijëri. Ai thotë se profesor Isuf kalo ka qenë frymëzim për të dhe ndaj ndoqi rrugën e tij.

“Profesor Isufin e kam njohur si mjekun e gjyshit tim. Më pas u bëmë komshinj dhe në një farë mënyre kur kam zgjedhur endokrinologjinë ka qenë një ndikim i atyre historive që dëgjoja për pacientët me diabet. Profesor Isufi ka qenë themelues i diabetologjisë moderne dhe babai i edukimit terapeutik për personat me diabet dhe një nga pionierët e kësaj fushe në Evropë. Për këtë arsye filloi punë dhe në OBSH. Për fat të keq nuk e kam pasur fatin që ta kem pedagog, por e kam pasur koleg ku ka ndikuar jo në pak vendime në karrierën time. Gjithmonë e kam pasur pranë dhe kam vlerësuar këshillat e tij. Nuk ishte thjesht mjek, ishte intelektual, publicist, novator. Për të marrë gradë shkencore, e mori nga hemoglobina e glukozuar në 1983. Për të ka filluar të flitej në 1980. Një gjë shumë novatore. Ka qenë një shembull i veçantë. Edhe figura shumë të shquara në Botë kanë ardhur në Shqipëri për të mësuar nga eksperienca e edukimit të diabetikve në Shqipëri”, tha mjeku Toti.

Takimin e fundit me profesor Kalon, Toti thotë se e ka pasur pak hohë më parë, në një moment të vështirë për të.

“E dija që profesor Isufi nuk ka qenë mirë me shëndet. Ajo që më ka bërë përshtypje sepse ishte shumë kurajoz. Takimin e fundit me të e kam pasur kur unë humba babain. Edhe pse nuk ishte mirë kishte një humor shumë fin. Është një humbje shumë e madhe për të gjithë ne. Për mua edhe si person i afërt dhe shpresoj që të jemi në gjendje të çojmë përpara ato që nisi profesor Isufi. Ishte mjek, ishte human, intelektual. Themelues i qendrës së akreditimit të sistemeve spitalore”, u shpreh ai.

Edhe pedagogu Qamil Dika, mes dhimbjes kujton profesor Kalon si njeriun që shënjoi karrierën e tij. Ai tregon se bisedën e fundit me të e pati dy ditë përpara se të ndërronte jetë.

“Profesori pa diskutim është një nga figurat më emblematike dhe një autoritet i pa diskutueshëm i shëndetësisë shqiptare. Ishte mjeku që bëri historinë. Ai nuk ka qenë vetëm një autoritet, por një mbështetës pa kushte në karrierën time. Ishte një njeri i madh, shumë i kulturuar. Me të diskutoje si për shëndetësinë ashtu edhe për artin. Ishte një fat për shoqërinë shqiptare që kemi pasur njerëz të tillë dhe kalojnë dimensionet e kohërave. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sistemin shëndetësor, endrokrinologjisë dhe sidomos diabetit. Ka nëj kontribut të jashtëzakonshëm pasi ka krijuar edhe institucionin për matjen e shërbimit në sisteme shëndetësore. Ai është i pari personalitet që shërbeu në nivelet më të larta të shëndetësisë në botë. Ai është i njohur si mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha. Edhe pse shërbeu me vite me radhë në atë situatë, diti të dilte me dinjitet. Ai thoshte se unë mjekova personin Enver Hoxhën, dhe jo diktatorin dhe është një leksion që të gjithë duhet të jemi human, profesionist. Ndaja një miqësi shumë të ngushtë, familjare. E kam njohur në vitin e dytë të mjeksisë, në 2005. Ai sa ishte kthyer nga OBSH në Danimarkë. Aty ka qenë fillesa e mbështetjes pa kushte që zgjati për vite. Dy ditë më parë ka qenë biseda e fundit për të. E kujtoj me mall, me dhimbje. Ai nuk ka shënjuar vetëm karrierën time, por me qindra mjek e profesionist të tjerë. Bëri historinë në Shqipëri dhe la shumë vepra. Edhe në ikje iku tejet dinjitoz. Ishte optimist gjithmonë.

Mjeku dhe profesori Isuf Kalo jetonte prej vitesh në Kopenhagen të Danimarkës ku edhe ndërroi jetë një ditë më parë.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'