Ndarja nga jeta e profesorit Adem Mezini, Meta mesazh ngushëllimi: Me fat që kam qenë ish-student i tij

Ndarja nga jeta e profesorit Adem Mezini, Meta mesazh ngushëllimi: Me fat që kam qenë ish-student i tij

Adem Mezini

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta profesori i historisë, Adem Mezini, autori i 2 librave historik, “Shekulli XX” dhe “Nga Gorbaçovi tek Putini”.

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të profesorit, i cili përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ka shprehur vlerësime si ish-student i tij. Këtu kujton se Mezini i kthente në leksion jete qëndrimet jashtë autuditorit.

" Ndihem thellësisht i keqardhur për ndarjen nga jeta të pedagogut veteran të Departamentit të Historisë dhe njërit prej Profesorëve të mi shumë të dashur e të respektuar, Prof.Dr.Adem Mezinit. Ndihem me fat, që kam qenë ish-student e mik i Prof.Dr. Adem Mezinit dhe ruaj kujtime të paharruara, jo vetëm për aftësitë e tij të spikatura pedagogjike, por edhe për komunikimin tepër të ngrohtë e njerëzor, si një erudit brilant, i cili rrezatonte kurdoherë mençuri e mirësi dhe që me zërin e veçantë e imponues, na i kthente në leksion jete edhe momentet e qëndrimit me të jashtë auditoreve.

Ndaj dhimbjen e madhe dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mezini, të afërmve, gjirokastritëve të Tij të dashur, komunitetit të nderuar të historianëve, si dhe të gjithë brezave të studentëve të edukuar prej Tij! Lamtumirë i dashur Profesor! Të preheni në paqen e merituar dhe i paharruar kujtimi Juaj", shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2020 01:41

    Z.A.Mezini ka qene nje nga profesoret qe me ka dhene leksione.Njeri i shkelqyer,plot humor,besnik i metodave klasike te mesimdhenies,erudit,dhe admirues i kultures ruse.Respekte per kete zoteri te vertete te shkencave shqiptare.

    Përgjigju
  • Tani: 22/12/2020 10:26

    Ngushellime familjes te profesorit,,qofte i xhenetit,,,por ky meta ka studiuar per histori apo ekonomi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë