Ndarja nga jeta e regjisorit me COVID, aktori Mevlan Shanaj i prekur: Iku një njeri që mbillte fisnikëri, lamtumirë mik i miqësisë së qeshur

Ndarja nga jeta e regjisorit me COVID, aktori Mevlan Shanaj i prekur: Iku një njeri që mbillte fisnikëri, lamtumirë mik i miqësisë së qeshur

Mevlan Shanaj

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare nga COVID.

Shanaj shkruan se ka një njeri që mbillte fisnikëri.

"Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë!

Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkëautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur,mik i pastër,sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësise së qeshur", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

I infektuar me COVID, shuhet në moshën 87-vjeçare regjisori i njohur Muharrem Fejzo! I biri: Më fal se s'të përkëdhela dot


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale