Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, presidenti Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla për ne!

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, presidenti Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla për ne!

Presidenti Bajram Begaj

1737658002_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues të institucioneve në vend.

Mes tyre edhe kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj, i cili e quan “mikun e tij”.

Kreu i shtetit vlerëson figurën dhe veprën e Muratit, duke shtuar se ishte “burr fisnik, i mirë dhe që atdheun e tij e kishte gjithmonë me vete e të shenjtë”.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj, në Facebook:

"Me dhembje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit, diplomatit, historianit politik, njohësit të shkëlqyer të gjeopolitikës rajonale, mikut tim, Shaban Murati.

Çdo bisedë që zhvillova me të, çdo këshillë që më jepte, ishte e hapur, e drejtpërdrejtë dhe e vyer.

Shaban Murati, burri fisnik që atdheun e kishte të shenjtë dhe gjithmonë me vete, do të mbetet mes nesh si veprimtari i përhershëm që foli, shkroi dhe ndau dijen për të na orientuar në anën e të mirës dhe të drejtës në histori. 

Shaban Murati iku i bekuar duke lënë pas, veç tre bijve, pasardhës të denjë të tij, edhe vepra të rralla për ne! Shpirti t'u prehtë në paqe, i miri Shaban Murati!”.

Postimi i presidentit në Facebook


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati! Presidenti Begaj: La pas vepra të rralla për ne!


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit Murati: Vepra e tij e pasur do të mbetet një gjurmë e pashlyeshme për atdhedashësit

1739456311_lulzimbasha.JPG

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe publicistit të njohur, Shaban Murati.

Në një postim në Facebook, Basha e ka cilësuar Muratin si një figurë të spikatur në diplomaci dhe një mbrojtës të palodhur të interesave kombëtare. Ai shprehet se vepra e tij do të mbetet një trashëgimi e rëndësishme për të gjithë ata që i shërbejnë Shqipërisë.

"Lamtumirë Shaban Murati, diplomat i spikatur, publicist i dalluar dhe studiues i palodhur, një zë unik në mbrojtje dhe promovimin e vlerave dhe interesave të kombit shqiptar. Vepra e tij e pasur do të mbetet një gjurmë e pashlyeshme për atdhedashësit dhe diplomatët e shumtë që udhëhoqi me përkushtim për t’i shërbyer Shqipërisë.

Largimi në amshim i Shaban Muratit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë patriotët. I gjendem pranë me mendimet dhe lutjet e mia familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të vështirë! U prehtë në paqe", shkruan Basha. 

A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen