Ndarja nga jeta e Stefanit, Ilir
Yzeiri: Sharjet t’i mbajnë për vete

Ndarja nga jeta e Stefanit, Ilir<br />Yzeiri: Sharjet t’i mbajnë për vete
“Andrea Stefani ishte një njeri pa vese”, kështu ka deklaruar Ilir Yzeiri, gazetari, pedagogu dhe miku më i mirë i analistit që u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Duke folur për sëmundjen e analistit, i ftuar në studion e Report TV me gazetaren Erjona Rusi, Yzeiri është shprehur se Stefani ishte një njeri që e kishte përballuar shumë mirë dhe se vdekja e tij u erdhi shumë papritur.

“Andrea vuante nga stomaku prej kohësh, siç e frenonte Andrea veten nuk e frenonte njeri, mbante një dietë si vetëm ai mund ta mbante. Në qershor pati një bllokim në stomak që nuk mund të kalonte ushqimin poshtë. Edhe pse ishte vizituar kur bëri stenoksopin u konstatua se ishte me kancer dhe më 27 qershor që u shtrua në spital, u mjekua jashtë dhe qeveria u tregua e gatshme që ta kuronte në Romë.

Bëri tre fazat e kimioterapisë dhe një imunoterapi, u duk sikur ia hodhi. Para dy javësh bëmë një mbledhje të MSI që diskutuan për treguesit e qëndrueshmërisë së medias, dhe të hënën bëri operacionin. Mjekët kuptuan që sëmundja kishte përparuar dhe të enjten kishte pati hemorragji, një komplikacion të brendshëm dhe ajo pastaj në orën dy i mori jetën”
, është shprehur Yzeiri.

Yzeiri shprehet se ndarja e mikut të tij është komentuar negativisht nga disa persona në rrjetet sociale, por sipas tij nëse do Stefani do mund t’i shikonte këtë komente nuk do bënte gjë tjetër veç se do të qeshte.

“Të gjithë ata që shajnë Andrean le t’i mbajnë për vete. Ai që është mediokër e pa vlerë nuk ka kute morale për të mbajtur ligësinë e tij. Nuk do t’ua uroja askujt që të përjetonin atë që po përjetojnë familjarët e Andreas dhe nga ana tjetër të shikosh që këta të kenë kurajën  ta shajnë. Andrea po të ishte do qeshte me ato”, ka deklaruar pedagogu Yzeiri.

Analisti Andrea Stefani njihej si një natyrë pasionate dhe shumë polemist në debate. Për mikun e tij, Ilir Yzeirin, ai e bënte këtë gjë sepse ishte kritik shumë i fortë i lojërave politike që bëheshin në Shqipëri por që kurrë nuk degradonte deri në ngacmime personale të figurave politike.

"Ai e dinte që jeta politike ishte teatër, dhe ai ishte kritiku kryesor  këtij teatri. Më gjeni ju mua një shkrim të Andrea Stefanit që është marrë personalisht me ata që ai i kritikonte fortë, qoftë me familjet apo fëmijët e tyre. Asnjëherë", u shpreh ai.

Intervista e plotë
Përtej atij analistit shumë të vrullshëm që shihnim në debatet televizive, na flisni pak për Andrean si mik, si shok.

Unë me Andrean Stefanin, si gazetar dhe si miq jemi të lidhur prej 20 vitesh. Unë kam njohur shumë njerëz në jetë sepse jeta ime ka qenë e tillë ngaqë  kam pasur babanë ushtarak në atë kohë dhe kam lëvizur kudo në Shqipëri por nuk më ka qëlluar që të kem një mik të tillë si Andrea për një kohë kaq të gjatë.

Është folur shumë për Andrean, në këtë rast dhe në emër të familjes dua të falënderojë të gjithë kolegët e mi, gazetarë, personalitetet të politikës pozitës dhe opozitës si dhe presidentin Bujar Nishanin që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e mikut tim. Në këtë rast, unë kam humbur një mik shumë të mirë. Andrea njihej shumë pak si njeri, kishte krijuar një figurë që kishte spikatur në ligjërimin publik. Andrea ishte shumë pasionant për punën që bënte dhe dashuronte të vërtetën, guximtar, trim dhe i ndershëm, si dhe besonte shumë. Një filozof thotë njerëzit më të rrezikshëm janë ato që i dinë gjërat përgjysmë dhe që të mbysin me injorancën e tyre. Andrea i kishte të gjitha të vërteta mirëpo e vërteta të tremb, një pjesë e duan dhe një pjesë e urrejnë, duket sikur një pjesë e ndjekin po askush se do të vërtetën.

Andrea besonte shumë te e vërteta dhe kishte guzimin ta thoshte. Ai zotëronte në mënyrë të magjishme dhe artin e polemistit, polemist i jashtëzakonshëm, Andrea ishte model i virtytit. Nuk kam njohur në jetën time njeri të përkryer pa asnjë ves siç ishte Andrea. Kam diskutuar dhe me familjen time dhe me miqtë e mi, Andrea jam bindur për diçka që nuk kishte imunitetin e jetës. Ishte shumë i pastër asnjë ves, siç kemi ne njerëzit e vdekshëm saqë e rrëmbeu vdekja. Ai është rasti klasik që nëse do t’u besojmë ligjërimit popullor, ai nuk e kishte vendin këtu. Kishte tre idhuj, familjen e kishte shenjtë dhe motrat e tij. Dita ime fillonte me një kafe me Andrean, më qëllonte që e gjeja shpesh me lloj- lloj  njerëz. Andrea ishte si prift nga kjo pikëpamje. Andreas origjina nuk njihej mirë, ishte pak i ashpër dhe pasionant me opozitën sotme. Thonë që Andrea ishte kundër së djathtës, por Andrea ishte i djathtë. Daja e tij ka bërë 15 vite burg politik.

Është nipi i Palok Gurashit, fotografi që ka themeluar fotografinë në Durrës nga shkodran. Kishte shpirt kristiani, nuk mërziteshe kurrë dhe falte shumë. Ishte shuma pasionant në studio dhe ngjante se ishte shumë fanatik. Aspak e vërtetët. Ai e dinte që jeta politike ishte teatër, dhe ai ishte kritiku kryesor  këtij teatri. Më gjeni ju mua një shkrim të Andrea Stefanit që është marrë personalisht me ata që ai i kritikonte fortë, qoftë me familjet apo fëmijët e tyre. Asnjëherë. Andrea nuk kishte armiq por kishte kundërshtarë. Loja politike përbëhej nga palët, ai kishte zgjedhur që të mbronte një ideal dhe të kundërshtonte palën tjetër.

Ndalemi te pjesa e kundërshtarëve, nga ana njerëzore dhe shoqërore për të kuptuar atë publik që reagon në një mënyrë shumë të keqe,  pse e kemi kaq të vështirë që pavarësisht që nuk e pëlqejmë një njeri, t’ë mos ia hash hakun një njeriu’ por ta vlerësosh si njeri pasi Stefani ka pasur një kontribut shumë të madh në gazetari
Ne jetojmë në një vend që është i mbytur nga fanatikë. Po të ishte gjallë e t’i thoja Andreas që të kenë sharë ai tani do qeshte. Facebook-u i tij që ishte i hapur e shanin shumë dhe ai thoshte se këta që ata e shajnë nuk e kanë kuptuar kurrë.
Ne jetojmë në një kohë që u ka dhënë mundësi që në të njëjtën faqe mund të shkruajnë edhe budallenjë, intelektualët dhe shkenctarët, interneti ua ka dhënë këtë mundësi. Nuk mërzitej aspak. E diskutonim dhe me Andrean kur e shanin se nuk i bënte përshtypje. Ndodh që fanatizmi të ngulitet thellë tek militantët e në këtë rast jeta e tyre është e lidhur me imazhin e një lideri nuk mund të identifikohen me asgjë tjetër.

Nëse ata kanë zëvendësuar perëndinë me liderin e tyre, nëse ua prek liderin u ke prekur shenjtin, ne nuk jemi mësuar që të ndajmë njeriu nga personazhi. Të gjithë ata që shajnë Andrean le t’i mbajnë për vete. Ai që është mediokër e pa vlerë nuk ka kute morale për të mbajtur ligësinë e tij. Nuk do t’ua uroja askujt që të përjetonin atë që po përjetojnë familjarët e Andreas dhe nga ana tjetër të shikosh që këta të kenë kurajën  ta shajnë. Andrea po të ishte do qeshte me ato. Nuk luftonte me askënd pasi luftonte me konceptet dhe idetë. Ishte i fiksuar me atë që quhej liri dhe i trembte nga ato që merrnin formë autokrate.

Edhe Rama kur ka marrë formë autokrate, që donte të bënte ndryshime Kushtetuese është masakruar nga Andrea si lider i opozitës jo si njeri. Sot të gjithë e kuptuan që Andrea ishte gazetarë që interpretonte dhe kritikonte lojën politike të ashpër, të egër pa moral e të gjithë e kuptuan që Andrea nuk kishte asgjë personale. Andrea ishte modeli për ne të gjithë i profesionistit që ka përveç vlerave edhe dinjitetin, sot është shumë e vështirë që të matet njeriu, cili është kriteri, shpeshherë pyesim vetën cili është modeli që duhet të ndjekim?
 
Ne si popull kemi disa fatkeqësinë, jemi zbrazur  në shpirt disa herë, u zbrazëm nga komunizmi dhe u mbushëm me një moral fals, ra komunizmi dhe u mbushëm me një moral kriminal që kuptimi i jetës konsumi, të kesh sa më shumë. Ky model jete që terrorizon fëmijët sepse ata përballen me djalin e atij që ka 7 makina. Andrea nga kjo pikëpamje ishte model, se me punën e tij u tregonte të gjithëve se me punën mund të jetosh me nder e dinjitet. Andrea kishte mundësitë që t’i merrte të gjitha nga kjo qeveri, por ai jetonte vetëm më rrogën 100 mijë lekë që merrte nga gazeta Dita. Nuk merrte pjesë në asnjë bord, jetonte vetëm si gazetar.

Është e vërtetë që dinte katër gjuhë? Cilat ishin pasionet e Andreas? 
Dinte të fliste katër gjuhë. Andrea ishte piktor, dhe vajza e tij e vogël i ngjan atij. Kishte pasion shëtitjet, vrapin futbolli derisa u sëmur dhe leximin, po investigonte kohët e fundit për nocionin e popullit, kombit dhe shtetit dhe po përgatiste një libër. E kishte tërhequr lufta nacional çlirimtare dhe ajo që ndodhi. Dhe kjo hapi polemika se donte të gjente rrënjët e së keqes në Shqipëri dhe ishte e bindur se kjo gjë i kishte rrënjnët që në të kohë.
Dhe kjo e ka bërë që të mos ishte shumë i qetë kohët e fundit.

Në fund do doja për pjesën më të vështirë, sëmundjen që i mori jetën. Ka shumë njerëz po humbin jetën për shkak të kancerit, a duhet të rrisim ndopak ndërgjegjësimin pasi është përhapur shumë si sëmundje?
Një miku im thotë se kanceri është bërë si gripi. Andrea vuante nga stomaku prej kohësh, siç e frenonte Andrea veten nuk e frenonte njeri, mbante një dietë si vetëm ai mund ta mbante. Në qershor pati një bllokim në stomak që nuk mund të kalonte ushqimin poshtë.
Edhe pse ishte vizituar kur bëri stenoksopin u konstatua se ishte me kancer dhe më 27 qershor që u shtrua në spital, u mjekua jashtë dhe qeveria u tregua e gatshme që ta kuronte në Romë.Bëri tre fazat e kimioterapisë dhe një imunoterapi, u duk sikur ia hodhi. Para dy javësh bëmë një mbledhje të MSI që diskutuan për treguesit e qëndrueshmërisë së medias, dhe të hënën bëri operacionin. Mjekët kuptuan që sëmundja kishte përparuar dhe të enjten kishte pati hemorragji, një komplikacion të brendshëm dhe ajo pastaj në orën dy i mori jetën. Le të marrim më të mirë nga ai, që ishte ndershmëria profesionale dhe respekti për të vërtetën.

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai