TIRANE-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Thimio Kondit, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.
"Trishtim dhe pikëllim për humbjen e parakohshme të juristit të shquar, ish-Ministrit të Drejtësisë dhe ish Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi. Sot përjetojmë humbjen e thellë për një personalitetet më të spikatura të drejtësisë, një jurist me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në jurisprudencën shqiptare.
Humbja e ish-Ministrit Kondi sjell një boshllëk të pallogaritshëm tek kolegët, miqtë dhe të njohurit, por mbi të gjitha tek familja e tij, të cilës i drejtoj respektin tim të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera" shkruan ajo. Kondi ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.
Ministre mashtruese PERGJIGJU ankesave te popullit mos u fshi prapa nostalgjive te vjetra
Përgjigju