Ndarja nga jeta e Trebeshinës,
Rama: Ishte kokëfortë si pakkush

Ndarja nga jeta e Trebeshinës,<br />Rama: Ishte kokëfortë si pakkush<br>
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur, Kasëm Trebeshina. Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘facebook’ trishtimin për këtë lajm të hidhur, teksa e quan atë një shqiptar kokëfortë si pakkush dhe të fortë si më të rrallët e këtij vendi në mbrojtje të lirisë e të ideve të veta.

Më tej, kryeministri tregon se ka pasur fatin ta njohë Trebeshinën në kohën e ndërrimit të epokave, kur i thoshte të vërtetat e veta me mprehtësinë e një shpate të pathyeshme. Shkrimtari u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 92-vjeçare, në Turqi.

“MIRËMËNGJES dhe lejomëni të ndaj me ju trishtimin për ndarjen nga jeta të Kasëm Trebeshinës, një njeriu krejt të posaçëm, shqiptar kokëfortë si pakkush dhe i fortë si më të rrallët e këtij vendi në mbrojtje të lirisë e të ideve të veta, të cilin pata fatin ta njoh në kohën e ndërrimit të epokave, kur i thoshte të vërtetat e veta me mprehtësinë e një shpate të pathyeshme. Ndjesë dhe një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama. 

POSTIMI I edi rames ne fb
(Postimi i Edi Ramës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot