FIER- Pas 13 vitesh në kërkim dhe listën e 50 më të kërkuarve në vend, Pjetër Pacani është arrestuar nga Forcat Operacionale në Fier mbrëmjen e 4 qershorit. I qetë, i veshur me të bardha dhe me mjekër, është ky momenti kur vrasësi i dy personave në vitin 2011 del me pranga në duar nga banesa. Në video dallohet edhe ndryshimi i tij ndër vite, tashmë me mjekër dhe i thinjur.
Pas 13 vitesh në kërkim, Pacani u kap në një banesë në Fier. Brenda shtëpisë iu gjetën edhe armatime, një automatik në divan dhe 3 pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), municion luftarak, granatahedhës dhe 2 antiplumba.
"Gjatë operacionit, u kap në një banesë në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vu në pranga shtetasi: Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Laç.
Në banesën ku u kap ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba", njofton policia.
Pjetër Pacani, i cili asokohe ishte biznesmen ndërtimi, ka vrarë dy persona në vitin 2011, Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në Laç, për një borxh prej 100 mijë eurosh.
Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Armët e sekuestruara në banesë

Pjetër Pacani dhe foto pas arrestimit
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Fier/ Shkaktuan aksidentin mbrëmë në Roskovec, ku humbi jetën çobani 79-vjeçar, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)
18 Shkurt, 09:56
-
Roskovec/ Dy makina ‘Benz’ përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit, vdes edhe një çoban! Po kalonte rrugën me një tufë me dele (EMRAT)
17 Shkurt, 18:57
-
Lushnjë/ Vinin baste me celularë në një berbehane, arrestohen 4 të rinj, një tjetër nën hetim (EMRAT)
17 Shkurt, 13:31
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Koncerti Simfonik i Orkestrës së Forcave të Armatosura, performancë e Paharrueshme në Teatrin Bylis të Fierit
16 Shkurt, 14:42
-
PERSONAZH/ Njihuni me xha Nikon, 104-vjeçarin që ka jetuar në tre sisteme dhe reciton himnin e Zogut
15 Shkurt, 15:29
-
Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari
15 Shkurt, 11:16
-
‘Kërcimi i dashurisë’, 80 gjimnazistë nga mbarë vendi dhurojnë spektakël në teatrin ‘Bylis’
14 Shkurt, 17:50
-
Shën Valentin/ ‘U njohëm fshehurazi në skenë kur dashuria ishte e ndaluar’, çifti i artistëve në Fier rrëfejnë historinë 47-vjeçare
14 Shkurt, 17:37
-
VIDEOLAJM/ Propozimi i veçantë për Shën Valentinit në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve
14 Shkurt, 12:46
-
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Sheq-Marinas, 2% e energjisë i kalon shtetit
12 Shkurt, 20:28