Si pasojë e kësaj ka lindur një konflikt, ku palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Për pasojë Pjetër Paçani, ka marrë një pistoletë dhe ka shkuar në një lokal të quajtur “Exen” në autostradë, ku pinin kafe shtetasit Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur.
Për Paçanin, prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë. Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka bërtitur: “…Mos lëvizni…” dhe ka qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të viktimave dhe duke shqiptuar fjalët: “…Më shani prap me nënë e motër…”. Pas kësaj teksa ka dalë nga lokali, i është drejtuar shtetasit Arben Gjokola: “…Ti mos lëviz…” dhe ka hipur në automjetin tip “Porsche” dhe është larguar pa u arrestuar ende dhe sot nga Policia e Shtetit. Ndërkohë njëri nga viktimat Vlash Gjeçi, teksa ishte ende gjallë ka shqiptuar fjalët: “…Na preu në besë…”, fakt i cili është shprehur në gjykatë dhe nga dëshmitari Gjokola.