Ndër të paktët politikanë evropianë që e uruan, Meloni falënderon Berishën: Do bashkëpunojmë maksimalisht me qeverinë e ardhshme italiane

Ndër të paktët politikanë evropianë që e uruan, Meloni falënderon Berishën: Do bashkëpunojmë maksimalisht me qeverinë e ardhshme italiane

Giorgia Meloni

Kryeministrja e re ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni i ka drejtuar një letër falënderimi kryetarit të Rithemelimit, Sali Berishës. Si një ndër mbështetësit më ‘të flaktë’ të Melonit, Berisha dhe Meta ishte një ndër të parët që e uroi kryeministren për detyrën e saj të re. Meloni e cilësoi partinë e Berishës historike dhe i siguroi mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme nga Italia. 

‘I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,  ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t'ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,’- shkroi Meloni.

Letra e dërguar nga Meloni 

Kujtojmë se zgjedhja e Giorgia Melonit u përfol shumë në Itali por edhe në Bashkimin Evropian pasi Italia mori një kthesë të madhe djathtas që prej luftës së dytë botërore. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë quajtur fitore të madhe dhe mezi presin bashkëpunimin.  E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga këto zgjedhjet por kjo nuk e ka stepur fare Metën dhe Berishën të ekzaltohen.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 06/10/2022 17:47

    Çudia modhe, o Sali po si ka mundesi qe nuk te bje ne sy ty ajo stema e ksaj partire qe (ju uroni dhe ju falenderojne) dhe te Ra ne sy ty edhe ca horrave qe te mbeshtesi ty ai YLLI kuq ne nje koncert me kenge e valle ne tirone. MOS VALLE JENI DHE JU PARTI FASHISTE SI KJO MELONJA ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale