Barcelona ka fituar një tjetër luftë në merkato kundrejt Chelsea-s edhe pse këta të fundit ashtu si në rastin e Raphinha-s, edhe me Kounde-n kishin një marrëveshje. Klubi katalanas ka ndërhyrë në momentin e fundit dhe ka binsur Sevillia-n për ti shitur mbrojtësin Kounde për 60 milionë euro në total.
Thelbësor në këtë transferim është treguar trajneri Xavi, i cili e ka bindur francezin në telefon dhe i ka deklaruar se së bashku me Araujo-n do jenë dyshja më e mirë në botë. Duhet thënë se edhe dëshira e futbollistit ka qenë për të qëndruar në La Liga duke prishur kështu marrëveshjen e arritur prej ditësh mes Chelsea-s dhe Sevillia-s.