Ndërhyri gjatë marrjes në pyetje të Marsel Buçit dhe Deizi Arapit, shefi i krimit në Devoll ironizon deputetin e PD-së: Krekosej me zhytjen në llumin e batakçinjve

Ndërhyri gjatë marrjes në pyetje të Marsel Buçit dhe Deizi Arapit, shefi i krimit në Devoll ironizon deputetin e PD-së: Krekosej me zhytjen në llumin e batakçinjve

Marsel Buçi dhe Pashk Syziu

1666527057_page.jpg

Deputeti i PD-së në Devoll Bledion Nallbati ka ndërhyrë mbrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje të Deizi Arapit dhe Marsel Buçit. Ky i fundit pretendon se është dhunuar nga shefi i krimit të Devollit dhe e ka kallëzuar, duke i kushtuar shefit të krimit 3 ditë pezullim deri në zbulim të detajeve të reja. Por ndërhyrja e Bledion Nallbatit duket se nuk i ka pëlqyer shumë Pashë Syziut, i cili i ka dedikuar një status në rrjete sociale. Syziu ka ironizuar deputetin i cili sipas tij është i zhytur në llum dhe se është bërë pjesë e batakçinjve duke u krekosur me këto arritje.

‘Të ndodh të ndeshësh në jetë një llojshmëri njerëzish . Ata të ndershmit që deri në vuajtje  mbeten të tillë . Ata që goditen prej kamzhikut të gjithkujt dhe nuk përulen . Ata për të cilët nuk interesohet kush dhe vjen një ditë që dikush nga turma trumpeton me të madhe se drejtësia ekziston ,se ai është zëri i tij ,zëri i të gjithë atyreve që zvarrirur kanë vrarë kohën .

Deputeti !

Foli dikush dhe lajmi mori dhenë . Çdo skutë dëgjoi emrin e tij ,imazhi i tij pushtoi televizionet,fjala e thënë prej tij adhurohej pafund . Turma e ndiqte kudo ,turma hallakatej pas hapave ,turma puthte pragjet ku shkelte . Mori dhenë devodshmëria dhe gëzimi hodhi vallen e radhës .

Po çfarë ndodhi ?

Deputeti ...

Me kollare ,i veshur me imunitet ,me dorë të fortë e të hekurt,kishte çelsin e një megaporte . Portës ku kishte vdekur drejtësia . Dhe ai krekosej rrethuar me baktaçinjtë ,krekosej me këto arritje ,i zhytur në llum ,kurorëzuar me fitoret e natës së errët që ndizte drita llahtari .

Bërtiti dikush tjetër :- Nuk është deputeti ynë është rrugaçi që po na rrëmben mes katrahurës . Dhe fati i tij u bë varri rrugaçi mbeti po deputet.’- shkroi Pashë Syziu.


Lajmi kryesor:

Deizi bën ‘çorap’ Devollin! Pezullohet shefi i krimeve, dhunoi Marsel Buçin që 27-vjeçarja e akuzon se i dogji makinën! I riu: ‘Gangsterja’ hargalisej me Pashk Syziun kur më rrihte


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)