Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka inspektuar në fundjavë punimet për ndërhyrjet konservuese në kalanë e Kaninës në Vlorë, njofton ai përmes rrjeteve sociale. Projekti synon konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët.

“Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në Kalanë e Kaninës në Vlorë.

Gjatë një vizite në fundjavën që sapo lamë pas, bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Ministri pa nga afër ecurinë e ndërhyrjeve, të cilat kanë përparuar ndjeshëm.

Ky projekt në bashkëpunim edhe me CHëB Albania, synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun”, shkruan ministri.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?