Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

Fotot e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi

1700638219_pengjet.jpg

Fotot e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord të mërkurën për një pauzë katërditore të luftime për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të 300 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Izraeli dha detaje në lidhje me të burgosurit palestinezë që priten të lirohen sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza.

Duhet të ketë një periudhë pritjeje 24-orëshe përpara se marrëveshja e pengjeve të zbatohet, për t’u dhënë qytetarëve izraelitë mundësinë që t’i kërkojnë gjykatës supreme lirimin e të burgosurve palestinezë, sipas raportimeve në mediat izraelite.

Lista e postuar në ministrinë e drejtësisë duket se përfshin 300 të burgosur, që është dyfishi i 150 grave dhe fëmijëve të burgosur që Izraeli ka rënë dakord të lirojë në pauzën fillestare katër-ditore.

Ka pasur reagime të shumta për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërkombëtarët që e kanë cilësuar një arritje të madhe.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mirëpritur marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit që siguron një armëpushim 4 ditor si dhe lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Ai tha se marrëveshja duhet të sjellë në shtëpi pengje të tjera amerikane dhe se nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjithë.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga grupi terrorist Hamas gjatë sulmit të tij brutal kundër Izraelit më 7 tetor”, tha Biden.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjen mes Hamasit dhe Izraelit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se marrëveshja për lirimin e pengjeve ishte “rezultat i diplomacisë së palodhur dhe përpjekjeve të shumta në të gjithë Departamentin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara”.

“Ndërsa kjo marrëveshje shënon përparim të rëndësishëm, ne nuk do të pushojmë për sa kohë që Hamasi vazhdon të mbajë pengje në Gaza”, tha Blinken.

Majed Al-Ansari, zëdhënës zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, ka lëshuar një deklaratë mbi marrëveshjen e pengjeve, duke thënë:

“Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë rënë dakord për këtë marrëveshje pas javësh negociatash intensive. Katari ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë, për të cilët shprehim mirënjohjen tonë. Fokusi ynë tani është që të dyja palët t’i përmbahen kushteve të marrëveshjes. Detajet përfshijnë vëzhgimin e një pauze humanitare katër-ditore për të lehtësuar lirimin e një numri pengjesh civilë në këmbim të të burgosurve të mbajtur në burgjet izraelite. Marrëveshja mund të zgjatet nëse bihet dakord për lirimin e pengjeve të tjera. Shpresojmë që kjo marrëveshje të jetë hapi i parë drejt de-përshkallëzimit dhe sigurimit të një armëpushimi afatgjatë, i ndjekur nga një proces politik gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund këtij konflikti dekadash", tha Majed Al-Ansari.

Për lirimin e pengjeve ka reaguar edhe ministria e Jashtme franceze duke thënë se do të ketë francezë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?