Me rënien e numrit të pjesëmarrësve, protesta, në javën e saj të katërt, befas ka nisur të kalojë në format ndërkombëtar. Pas dy iranianeve, revolucionit iu bashkua dje edhe një turist i dehur anglez, të cilin ka tre ditë që e kanë mpirë me bar dhe dehidratuar me birra te Rruga e Kavajës.
Për të ruajtur fytyrën e re ndërkombëtare, protestës për rrëzimin e Edi Ramës, i janë bashkuar edhe një grup vajzash moldave, të cilat janë strehuar në zonën e njohur si 'Selvia', pranë qendrës së Tiranës. Njëra prej tyre ishte planifikuar të fliste, por mikrofonin e kapi një zonjë, e cila u ankuar se e kishte lënë burri.
Ndërkaq, plani që Alma Kaçi t'i bashkohej sonte turnit të natës para Kryeministrisë, befas u godit paraditen e sotme nga policia, e cila hoqi karriget dhe këpucët. Ndërhyrja e policisë ka pezmatuar përfaqësuesit e protestës, shumica e të cilëve nuk janë pranuar në Spitalin Psikiatrik për shkak se nuk ka shtretër bosh.
Teksa protestuesit para Kryeministrisë sa vijnë e pakësohen çdo natë dhe gajreti online shtohet, grupi organizator po nxiton për kostituimin e institucioneve të qeverisjes paralele bazuar në manifestin e Dritan Goxhajt, i cili parashikon një formë qeverisje bazuar në dy shtylla; plumb dhe short.
Në një kohë kur proçka e Goxhaj tashmë po analizohet nga anti-terrori, SHISH dhe shërbimet partnere, një tjetër personazh i quajtur Përparim Gjeka është shfaqur duke deklaruar të hapur aplikimin në whatsapp për të interesuarit për t'u bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Ekzekutiv, organe të cilat do të zëvëndësojnë Kuvendin që ka dalë nga zgjedhjet e kaluara dhe qeverinë Rama, produkt i këtij Kuvendi.
Sipas ideatorit, Kuvendi Kombëtar do të qëndrojë mes shoqërisë dhe popullit, që janë e njëjta gjë! Dy nga kriteret për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar është që kandidati nuk duhet të jetë frikacak dhe duhet të njohë Skënderbeun, kusht të cilin duket se e plotëson edhe Pëllumb Piliçi, i cili mbetet për t'u parë nëse do të heqë dorë nga qeveria e tij për t'iu bashkuar qeverisë Goxhaj-Gjeka.
Ndërkaq, një nga vendimet e para të pushtetit të ri imagjinar pritet të jetë kthimi i tetë makinave luksoze që Tatimet i kanë sekustruar çunit të Fanes pasi nuk paguan 6.4 milionë euro taksa. Nxitoni të palikoni sonte pasi deri nesër mund të zihen vendet! T'a gëzojmë Shqipërinë e re!
Komente












Çfare po degjojmë. Siç thoshin të vjeterit " alamete". Delirantët dhe sharlatanët janë hedhur në veprim dhe për çudi flasin në emër të popullit
Përgjigju