Ish-deputeti demokrat Genc Pollo i është kundërpërgjigjur Edi Ramës pas deklaratës së tij sot në Facebook, që në cilësinë e kreut të OSBE-së po punon me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për krizën që përfshiu vendin pas zgjedhjeve.

"Dikur, para afro 20 vjetësh e ne kohë fushate, Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, u bënte të vetëve thirrjen e famshme italiane të pas luftës: “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”.

Sot edhe udhëheqësit e BE thonë se duhet përkrahur kryesia e OSBE edhe po na u desh të zemë hundën me dorë. Por meqë Bjellorusia është çështje e madhe e nuk duam risqe ne fakt do të operojmë luajmë me Suedinë" shkruan ai.