DURRES - Detyrim Paraqitje është masa e sigurisë që Gjykata e Durrësit ka dhënë sot për pesë punonjësit e kompanisë çeke energjetike që operon në Shqipëri CEZ-Shpërndarje, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare.
Masa e sigurisë u vendos për Lulëzim Kupën 40 vjeç, Dod Dema 61 vjeç, Dervish Dervishi 45 vjec, Idri Hana 30 vjeç si dhe Artan Osmanin 38 vjeç, përkatësisht me detyrë elektricistë të kompanisë CEZ-Shpërndarje në Durrës.
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është kërkuar nga prokurori i çështjes, e cila me pas është mirëpritur nga trupi gjykues, kryesuar nga Arjana Lico, duke lënë në fuqi vendimin e prokurorit.
Arrestimi i 5 shtetasve u bë tre ditë më parë, me një urdhër të nxjerrë nga prokuroria e Durrësit, për shkak se këta punonjës kanë ndërprerë energjinë elektrike në stacionin e pompave, të cilat shërbenin për të furnizuar me ujë të pijshëm, duke lënë pa ujë 2/3 e qarkut Durrës.
Ndërkohë si pasojë e ndërprerjes së energjisë pa njoftim paraprak, CEZ-i i ka shkaktuar një dëm prej mbi 50 mijë euro ndërmarrjes së ujësjellësit.
Rikthimi i energjisë nëpër stacionet e pompimit u bë i mundur falë negociatave të drejtuesve lokalë e vendorë me përfaqësuesit e CEZ-Shpërndarje.
(S.C/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ERE: T'i hiqet licenca