Ndërprerja e derbit, Partizani
kërkon fitoren në tavolinë 

Ndërprerja e derbit, Partizani<br />kërkon fitoren në tavolinë 
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi kërkon fitoren në tavolinë pas ndërprerjes së ndeshjes me Tiranën, pasi e cilëson si dështim të përmbushjes së përgjegjësive nga organizatrorët bardheblu.
 
“Për mua s’duhet të ketë ndeshje, duhet të marrim ndeshjen në tavolinë. Po ka FSHF, po s'ka të vazhdojnë. Mos ketë një organizim, një gjenerator, një linjë të dytë. Në shtëpi po mbajmë linja të dyta” deklaroi ai.
 
FSHF thotë se "Federata, njofton se pjesa e mbetur e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, e ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, do të zhvillohet nesër.
 
Pas sugjerimeve të të dyja skuadrave, FSHF vendosi që ndeshja të zhvillohet të premten në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.
 
Takimi do të rifillojë në të njëjtën minutë që është ndërprerë
".
 
Deputeti i PS, Braçe që njihet si njëri nga tifozët e flakë të Partizanit fajëson FSHF.
 
"Ai gjenerator që Federata e mbante ta kalbet në shi te Stadiumi “Qemal Stafa”, mund të ishte këtu”.
 
Ndërsa Tirana përmes një deklarate kërkon ndjesë për problemin e ndodhur dhe fton sërish sot në stadium për minutat e mbetura tifozët.

Ndeshja derbi do të rifillojë sot në orën 14:00 në minutën e 63 ku u ndërpre.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve