Ndërprerja e seancës, Brukseli:
Kuvendi duhet të konstituohet

Ndërprerja e seancës, Brukseli:<br />Kuvendi duhet të konstituohet
Kosova ka hyrë në një krizë të përsëritur institucionale për herë të dytë brenda tri viteve.

Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta tejkalojnë ngërçin.

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian, Angelina Eichhorst, i kërkoi deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë të konstituimit të Kuvendit.

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme, shtetet që përbëjnë QUINT-in (ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Italia) kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.

Eichhorst


(Eichhorst reagimi në Twitter)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur