TIRANE- Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, në të gjithë vendin operacionin në mbështetje të OSHEE, për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë arrestuar 18 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre , si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
Janë ndaluar për shpërdorim detyre 4 elektriçist në Lushnjë dhe në Fier, si dhe 1 faturist në Lezhë , punonjës të OSHEE.
Është mbështetur OSHEE në 1.531 raste gjatë ditës së sotme, janë ndërprerë 793 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë, ndërko nga të arrestuarit, 11 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Policia e Shtetit është vendosur të mbështesë OSHEE-në deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme të energjisë , duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike./ATSH/
/Shqiptarja.com