Në parlament është ndërprerë energjia elektrike gjatë seancës maratonë.

Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Në Kuvend shihet teksa herë pas here ka luhatje të ndriçimit. Edhe pjesa e jashtme e godinës u zhyt në errësirë për pak sekonda.

Nuk raportohet të ketë pasur ndërprerje rreth zonës.


Lajmi kryesor:

Pas 14 orësh, mbyllet seanca maratonë në Kuvend, miratohet në parim me 80 vota pro dhe 25 kundër pr.ligji për buxhetin